Kronikë nga seanca nr. 25

image_pdfimage_print

SHKUP, 17.04.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme e miratoi raportin nga monitorimi i mbulimit mediatik gjatë raundit të parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale 2014 në lajmet e televizioneve kombëtare.Raportin mund ta merrni këtu.

Agjencia e miratoi informacionin në lidhje me kërkesën e Shoqërisë tregtare radiodifuzive RADIO MUZIKORE KMR Kumanovë për miratimin e ndërrimit të strukturës pronësore, me propozim vendim. Agjencia, konkludoi që RADIO KMR ti ape leje për miratim e ndërrimit të strukturës pronësore , me çka radiodifuzeri deri tek Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele duhet të dorëzoje letër për gjendjën aktuale të deritanishme e marrë nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për pakot e regjistruara programore:

-Për SHTR- operator i rrjetit kabllor KDS-VT, Vërtetim nr. 8 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset televizive programore: TV Iris (regjionale D 3), Cartoon Network/TCM, Boomerang dhe CNN Internacional.

-Për SHTR operator i rrjetit kabllor KDS-VT, Vërtetim nr. 2 me çka pakoja e regjistruar programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset televizive programore: TV Iris (regjionale D 3), Cartoon Network/TCM, Boomerang dhe CNN Internacional.



Accessibility

Accessibility