Kronikë nga seanca nr. 3

image_pdfimage_print

SHKUP, 17.07.2014- Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në seancën e sotme solli vendim për zyrtarizimin e ushtruesit të detyrës drejtor i Agjencisë, në emër të Agjencisë të nënshkruajë marrëveshje për blerjen e hapësirës për zyra me Shoqërinë për tregti dhe shërbime AGROMEKANIKA SHA eksport – import Shkup.

Këshilli i Agjencisë solli vendim për rebalancin e planit financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2014.

Këshilli i Agjencisë, solli 3 rregullore: Rregullore për organizimin e brendshëm dhe sistemimin e detyrave të punës në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me Shtojcë nr. 1 Përshkrim i vendeve të punës, punët dhe detyrat në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Shtojcë 2 Pamje tabelare e vendeve të punës në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele; Rregullore për kompensimin mujor dhe harxhimet e tjera të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rregullore për paga bruto dhe kompensime të tjera të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Për mosplotësimin e obligimeve nga neni 80 paragrafi 5 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, respektivisht për mos pagesën e kompensimit të lejes në afat të paraparë ligjërisht, me propozim të ushtruesit të detyrës Drejtorit të Agjencisë, Këshilli solli vendim për nisjen e procedurës për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive kundër këtyre radiodifuzerëve : SHTR Televizioni IRIS Shtip, Home Radio Shkup, TV Shutel Shkup, TV BTR Nacional Shkup dhe TV Kanal 5 Plus Shkup.



Accessibility

Accessibility