Kronikë nga seanca nr. 38

SHKUP, 27.06.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në seancën e sotme e miratoi Raportin nga monitorimi i kryer i mbikëqyrjes administrative të plotësimit të obligimeve nga neni 13 paragrafi 1 nga Ligji për mediume dhe konkludoi që të ngreje procedurë për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive SHTR Energy Radio eksport – import Strugë duke pasur parasysh faktin se botuesi i mediumit dhe në afatin shtesë prej 45 ditëve nuk e ka kryer obligimin e paraparë në nenin 13 paragrafët 1 dhe 6 nga Ligji për mediume.

Agjencia e miratoi Informacionin në lidhje me hapjen e falimentimit të Shoqërisë tregtare radiodifuzive “Televizioni Nova” Shkup dhe solli vendim për fshirjen e borxhit të SHTR “Televizioni Nova” Shkup nga evidenca e kontabilitetit të Agjencisë, duke pasur parasysh atë që nuk ekziston mundësia kërkesat të jenë të paguara.

Agjencia e miratoi informacionin në lidhje me procedurat e mëparshme për hulumtimin e kushteve për hapjen e procedurës për falimentim të Shoqërisë tregtare radiodifuzive “ MONAKO – RADIO SITI FM” Kumanovë dhe konkludoi të vazhdoje me ndjekjen e e procedurave të mëparshme për hulumtimin e kushteve për hapjen e procedurës për falimentim ndaj radiodifuzerit të lartpërmendur.

Agjencia e miratoi informacionin në lidhje me kontrollin e bërë ndaj punës së operatorëve të rrjetit të komunikacionit publik IGMAS-NET Manastir dhe konkludoi kundër operatorit të ngrejë (2) dy kërkesa për shqiptimin ndaj shkeljeve për shkak se ai nuk ka vepruar sipas Vendimit të Agjencisë për marrjen e masave, respektivisht ka filluar me ritransmetimin e servisit programor të Discovery Channel me titrim në gjuhën srbe dhe përshkak mos veprimit ndaj Vendimit të Agjencisë për ndërprerjen e transmetimit të serviseve programore: Boomerang, Vizion, OBN, Folklori TV, BOM (Best of Macedonia), Discovery Channel, K-15 music, BN music dhe Al Jazeera.

Agjencia e miratoi Raportin përfundimtar për auditimin e realizuar në punën e arkivit.

Agjencia konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për pakot e regjistruara programore:

-Shoqërisë për telekomunikacion inxhinieringu PET NET Gjevgjeli, Vërtetim nr. 14 me çka pakoja e regjistruar programore, si e tërë plotësohet me servisin programor televiziv : Atlas TV;

-SHTR – operator I rrjetit kabllor ROBI Shtip, Filialja Telekabllor – pako përmbledhëse analoge për qytet Shkup, Veles, Shtip, Shën Nikole, Strumicë, Koçan, Radovish, Kavadarci, Negotinë dhe Prilep, Vërtetim nr. 11 (pako analoge) dhe Vërtetim nr. 32 (pako digjitale) me çka pakot e regjistruara programore si të tëra plotësohen me serviset programore televizive: TV 5 Plus dhe RTV Orbis (locale Komuna e Manastirit, Mogila, Novac dhe Resen);

-SHTR – operator I rrjetit kabllor Kanal 16 Resen, Vërtetim nr. 28 (pako analoge) dhe Vërtetim nr. 22 (pako digjitale) me çka pakot e regjistruara programore si të tëra plotësohen me serviset programore televizive



Accessibility

Accessibility