Kronikë nga seanca nr. 49-të e KRD-ës

image_pdfimage_print

Shkup, 08.10.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të TV Kanal 5, TV Sitel dhe TV Telma të transmetuara më datë 1 shtator 2013 dhe konkludoi që të veproje si më poshtë:

-TV Sitelit i shqiptoi dy vërejtje me shkrim: njërën për mos plotësimin e obligimit për emetimin e më pasë se 30% program burimor në gjuhën maqedonase, të dytën për emetimin e spoteve reklamuese në lajme.

-TV Telmës i shqiptoi paralajmërim për mos plotësimin e obligimit për emetimin e më pasë se 30% program burimor në gjuhën maqedonase.

-Tek servisi programor TV Kanal 5 nuk ishte konstatuar shkelje e Ligjit dhe akteve nënligjore.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me procedurën e miratimit për shkak të kërkesës për pagesën me para ( kompensime vjetore për lejen e kryerjes së veprimtarisë radiodifuzive ) të Këshillit të radiodifuzionit ndaj borxhliut SHTR “ Perspektiva TV “ Shkup në bazë të dokumenteve kredibil dhe konkludoi të mos veprohet ndaj zbatimit kundër pronës së patundshme, të mos ndërpritet zbatimi i llogarisë së huamarrësit – SHTR “PERSPEKTIVA” TV – Shkup, kështu që bartësi i pagesës së shitblerjes ta mbaje urdhrin e zbatimit të evidencës dhe sipas tij të bëje transfero eventualisht gjatë gjetjeve të mjeteve në xhirollogarinë e tij, për atë Këshilli do ta informoje me letër realizuesin.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me ndërrimin e mbulimit me sinjal të NP “Radiotelevizioni maqedonas” në vendbanimet të liruar nga pagesa e taksës radiodifuzive në pajtueshmëri me raportin nr. 03.3214 më datë 27.09.2013 në NP “Radiotelevizioni maqedonas” me propozim vendim për lirimin nga pagesa e taksës radiodifuzive.

Këshilli konkludoi që ti propozoje Qeverisë së RM-ës të sjelle Vendim për lirimin nga pagesa e taksës radiodifuzive familjeve në rr “ Vereciriviri”, Veles gjithsejtë 56 (pesëdhjetë e gjashtë ) dhe familjeve në s. Sasa, Komuna e Makedonska Kamenicës, gjithsejtë 58 (pesëdhjetë e tetë) në vendbanimet : Sasa, Sasa 1, mëhalla e Marshallevci, mëhalla e Rizanci dhe mëhalla e Grujovci.

KRD e miratoi informacionin e realizimit të ndryshimeve të emërimit të plotë, emrit të shkurtër, selinë dhe udhëheqësin e Shoqërisë tregtare radiodfiuzive KIKI Ilija – Strugë. Këshilli konkludoi që ta paralajmëroje radiodifuzerin e lartpërmendur se në afat prej shtatë ditëve nga dita e marrjes së letrës të sjelle kopje nga shenja identifikuese e tij dhe të dhëna për krye redaktorin.

Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore:

-SHTR – operator i rrjetit kabllor AS SAT Gostivar, vërtetin nr. 1 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: MTV 1, MTV 2, MTV 3, Telma, Alsat – M, TV Koha (rajonale), G-TV (lokale), TV 2 (lokale), Tring Super, Tring Sport, Folk Plus, Tring World, Mediasat (scan), Tring Comedy, Tring Shqip, Tring Tring, NTV, Vizion Plus, Kanal 7, 3 Plus, Tring Max, Tring Life, Club TV, X Tring dhe Tring Planet.

-Telekomit Maqedonas SHA A Shkup, vërtetim nr. 47 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: ТВ Хана, Al Jezeera dhe Playboy.

-Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shërbime BTV – NET Manastir, vërtetim nr. 3 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Asat – M, VH1, Reality, Channa OneRussia Worldwide, Orlando Klinci dhe Universal Channel.

-Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shorbime SPEJS TEL NET fsh. Kadinë Shkup, vërtetim nr. 4 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Asat – M, Kanal 5, Balkanika TV, Fen, Sport Klub, Sport Klub +, Cinemania, Golf Klub, Fashing andHunting, Ultra dhe VH 1.

-Shoqërisë për përfitime , prodhimtari dhe shërbime FIBERNETVORKS Shkup, vërtetim nr. 2 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Alsat-M, Alfa TV, Nasha TV, History и Crime andinvestigation Network.



Accessibility

Accessibility