Kronikë nga seanca nr. 5

SHKUP, 31.07.2014 – Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në seancën e sotme konkludoi që ta ndërpresë nisjen e procedurës për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të TV Shutel Shkup, TV Kanal 5 Plus Shkup, TV BTR Nacional Shkup dhe TV Iris Shtip për shkak se radiodifuzerët e lartpërmendur e kanë paguar kompensimin për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

Këshilli i Agjencisë e miratoi Informacionin në lidhje me radhitjen serviseve programore televizive të shoqërive tregtare radiodifuzive në udhëzuesin elektronik për programe sipas shikueshmërisë në vitin 2013.

Këshilli i Agjencisë i dha autorizim ushtruesit të detyrës Drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele që të nënshkruaje marrëveshje në emër të Agjencisë për blerjen e hapësirave të zyrave me Shoqërinë për tregti dhe shërbime AGROMEHANIKA SHA eksport-import Shkup.

Këshilli i Agjencisë e miratoi tekstin për arritjen e Aneksit nr. 1 ndaj Marrëveshjes për shërbim arritur me Institutin Kinoteka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, nr.03-437/1 me datë 23.08.2014 dhe nr. 11-1410/1 me datë 23.08.2014.

Këshilli i Agjencisë i dha miratim ushtruesit të detyrës Drejtorit të Agjencisë, që të sjelle vendim me çka nga evidenca e kontabilitetit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, do të fshihet borxhi i Shoqërisë tregtare radiodifuzive “PERSPEKTIVA“ Shkup.

Këshilli i Agjencisë i dha miratim ushtruesit të detyrës Drejtorit të Agjencisë, që të sjelle vendim i me çka sipas rregullave të vendimit St.nr.127/14 od 27.06.2014 nga evidenca e kontabilitetit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, do të fshihet borxhi i Shoqërisë tregtare radiodifuzive “MONAKO – RADIO SITI FM” Kumanovë.

Këshilli i Agjencisë dha miratim për realizimin e procedurës për furnizime publike për lëndën: Hulumtim i pyetjeve gjinore në programet e radiodifuzerëve.

Këshilli i Agjencisë dha miratim për realizimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit telekomunikues: Shërbimi për telefoni fikse.



Accessibility

Accessibility