Kronikë nga seanca nr. 55 e KRD-ës

image_pdfimage_print

Shkup, 07.11.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi Draft revizionin e Programit kombëtar për miratimin e legjislacionit evropian NPAA 2014. Në këtë dokument, identifikohen aktivitetet e Këshillit të radiodifuzionit për vitin 2014, të cilët janë në drejtim me përputhjen e legjislacionit evropian dhe afatet për realizimin e aktiviteteve të reja.

KRD e miratoi Rregulloren për kushtet teknike, hapësinore, financiare dhe kuadrot për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive. Me Rregulloren përshkruhen kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kuadrot që duhet ti plotësojnë transmetuesit për të transmetuar program në nivel shtetëror, rajonal dhe lokal.

KRD e shqyrtoi kërkesën e komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në RM për vërtetim se fushata e radios “Maqedonia ka dashuri për të gjithë” është fushatë me karakter publik dhe konkludoi ta informojë komitetin e Helsinkut se Këshilli i radiodifuzionit nuk ka bazë ligjore ti shqyrtoje përmbajtjet programore destinuar për transmetimin e radio ose televizione dhe për të gjithë të japë çfarë do lloj sugjerime dhe mendime, para se të jenë transmetuar në programet e radiodifuzerëve. Njëkohësisht, transmetuesit janë të pavarur në krijimin e vetë politikës redaktuese dhe vetë vendosin cilat përmbajtje do ti transmetojnë.



Accessibility

Accessibility