Kronikë nga seanca nr. 59-të e KRD-ës

SHKUP, 20.11.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi informacionin për SHTR Radio Fokus Tetovë, pas inicimit të procedurës për marrje të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive. Këshilli solli vendim për ndërprerjen e inicimit të procedurës për marrjen e lejes , sepse radiodifuzeri pas inicimit të procedurës për marrje të lejes dhe para vendimmarrjes së Këshillit ka bërë pagesën e kompensimit.

KRD e miratoi informacionin për kërkesën e pajtueshmërisë për ndërrimin e strukturës pronësore të Shoqërisë tregtare radiodifuzive RADIO SPORTIVE KANAL 4 Shkup. Duke pasur parasysh se nuk ekzistojnë pengesa ligjore, respektivisht nuk jepet përqendrim i palejueshëm medial, Këshilli dha miratim për ndërrimin e strukturës pronësore për radiodifuzerin e lartë përmendur.

KRD e miratoi informacionin për mos posedimin e marrëveshjeve të vlefshme për riemetimin e serviseve programore televizive nga platforma Discovery Networks (Discovery Channel, Animal Planet dhe TCL). Duke iu referuar informacionit të marr nga informativja Discovery Communications Europe Ltd, Këshilli solli vendim për operatorët e rrjeteve të komunikacionit publik GIV Gostivar që ti dërgoje letër me shkrim se nuk kanë të drejtë më ti emitojnë serviset programore Discovery Channel, Animal Planet dhe ti dërgohet urdhër për ndërprerjen e tyre.

Njëkohësisht Giv Gostivar do ti jepet leje e re për regjistrimin e paketave programore, në të cilën nuk do të jenë të përmbajtura serviset programore Discovery Networks.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me mos realizimin e ndërrimit të strukturës pronësore për të cilën ishte kërkuar miratim nga ana e SHTR RADIO AKTUEL Manastir.

KRD e miratoi informacionin pas kërkesës së SHTR TV Çegrani Media – Gostivar, për riemetimin e serviseve programore të tij në paketat e operatorit AS SAT – Gostivar dhe IPTV operatori i Telekomit Maqedonas SHA Shkup. Këshilli solli vendim që të drejtohet me shkrim deri tek operatorët kabllovik AS SAT- Gostivar dhe IPTV operatori Telekomi Maqedonas SHA – Shkup, me çka do ti rekomandoje që ta riemetojnë servisin programor televiziv të radiodifuzerit rajonal SHTR TV Çegrani Media – Gostivar.



Accessibility

Accessibility