Kronikë nga seanca19-të

image_pdfimage_print

Shkup, 25.04.2019. –Në seancën e djeshme, Këshilli i Agjencisë shqyrtoi raportet tremujore mbi punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për periudhën nga 01 janari deri më 31 mars 2019.

Këshilli i Agjencisë filloi një procedure kundërvajtëse ndaj TRD 1TV SHPKPV Shkup për shkelje të nenit 76 paragrafi 4 të Kodit zgjedhor, pra transmetimit të reklamave të paguara politike në një program të veçantë informativ.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja këshilli i Agjencisë miratoi 7(shtatë) Vendime për shqiptimin e masës vërejtje publike për transmetuesit dhe operatorët e rrjetit të komunikimit elektronik publik:

  1. TRD KOMPANI 21-M SHPKPV Shkup për mos shënimin e njoftimeve promovuese për film serial me sinjal për mbrojtjen e minorenëve (neni 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe neni 22 paragrafi 2 nga Rregullorja për mbrojtjen e minorenëve), fjalim nga drejtuesi që transmetohet fillimisht në gjuhën serbe pa përkthim në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase (neni 64 paragrafi 1nga LSHMAAV), mos shpallja e të dhënave – përshtypje (neni 14 nga Ligji për media), mos transmetimi i të paktën 30% fillimisht të krijuara si vepra audio ose audiovizuele maqedonase (neni 92 paragrafi 1 dhe 3 nga LSHMAAV).
  2. TRD 1TV SHPKPV Shkup për transmetim të fjalës së të ftuarit pa përkthim në gjuhën maqedonase (neni 64 paragrafi 1nga LSHMAAV).
  3. TRD KABELL SHPK Strumic për ritransmetimin e shërbimeve programore „DM SAT“ që nuk është i parashikuar me vërtetimin për regjistrim lëshuar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (neni 141nga LSHMAAV).
  4. Kompania për telekomunikacion PET NET SHPK Gjevgjeli për ritransmetimin e shërbimeve programore „Al Jazeera”, „Da Vinci”, „Travel Channel“dhe „Outdoor“ që nuk janë të parapara në vërtetimin për regjistrim të dhënë nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (neni 141nga LSHMAAV).


Accessibility

Accessibility