Ngjarje online „Dhuna me bazë gjinore në media: situata,drejtimi,monitorimi“

image_pdfimage_print

Më 11 nëntor 2021 u mbajt eventi online „Dhuna me bazë gjinore në media: situata,drejtime,monitorimi“,që ishte realizuar bashkërisht nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMA),Koalicioni Margini dhe XOPS-opsione për jetë të shëndetsh[me,dhe me përkrahje të Zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup (në kudër të projektit JYFREKS 2).Nisur nga fakti se gjatë vitit 2021,nga palë të ndryshme janë përgatitur dhe publikuar dokumente të shumta që i referohen dhunës me bazë gjinore (RZN) dhe raportimit të madiave, Agjencioni inicoi ngjarje online që ishte konceptuar dhe i realizuar si një mundësi ku të gjitha palët e interesuara-punëtorë mediatik,të punësuar në ASHMA, përfaqësues të Këshillit për etikën mediatike (SEMM), të institucioneve shtetërore,si dhe një sërë organizatash shoqërore të njihen me pyetjen për raportimin e dhunës me bazë gjinore nga shumë aspekte.

Në ngjarje, segmenti i parë i’u kushtua mënyrës së raportimit të mediave përmes prezantimeve të rezultateve të hulumtimit „Minoritetet seksuale,gjinia dhe mediat: Analizë e mbulimit mediatik në temat lidhur me komunitetin LGBTI dhe dhunën me bazë gjinore“realizuar nga Koalicioni margini, me përkrahjen nga Hajnrik Bel Fondacionit. Së pari z-nja Irena Cvetkoviќ, drejtoreshë gjenerale e Marginit,prezantoi gjetjet e analizës së mbulimit mediatik në temat lidhur me komunitetin LGBTI, dhe z-nja Elena Gagovska, autore dhe hulumtuese,u fokusua në gjetjet kryesore të studimit për mbulimin mediatik për rastin „Dhomë publike“.Më pas ajo ,bëri një analizë krahasuese të raportimit për këtë rast të dhunës me bazë gjinore në vitin 2020 dhe 2021 nga ku u tregua se ka pasur një zhvendosje në drejtim pozitiv në mënyrën e raportimit,që mes të tjerash i referohet përpjekjeve të palëve të ndryshme të interesuara për ngritjen e vetëdijes tek punonjësit mediatik.

Aspekti tjetër ishin udhëzimet për atë si duhet të raportohet nga mediat. Për atë qëllim, z-nja Marina Tuneva, drejtoreshë gjenerale e SEMM dhe z-nja Ana Avramovska Nushkova,këshilltare ligjore e rrjetit Kombëtar kundër dhunës së grave dhe dhunës në familje,e prezantuan „Manualin për raportimin e ndjeshëm gjinor në media“,e bërë si pjesë e projektit „Me diskurse të ndryshme për një realitet më të mirë, mediat në luftë kundër dhunës së bazuar gjinore-forcimi i medias së shkruar për RBN“,implementuar nga HOPS-Opsione për jetë të shëndetshme  Shkup, në partneritet me Koalicionin Margini,Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në kuadër të Programit rajonal të Bashkimit Evropian, UN Women Shkup, dhe UN Women „Ndalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave:Implementimin e normave –ndryshimi i pikëpamjeve.“ Të mediave dhe dhunës me bazë gjinore,lidhur me nevojat dhe udhëzimet për raportim professional,u referua z-nja Elena Petrovska,koordinatore e projektit në HOPS.

Aspekti i tretë i referohej monitorimit të raportimit të mediave për RZN, me ç’rast z-nja Emilija Petrevska-Kamenjarova nga ASHMA e prezantoi „Manualin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për monitorimin e zbatimit të standarteve për raportimin në rast të dhunës me bazë gjinore në media“.Ky dokument, I bërë nga eksperte e Këshillit të Evropës Katarina Sarikakis në kuadër të projektit JUFREKS2, në vetvete përmban:pasqyrë të situates të RZN në vend; pasqyrë të dokumenteve me të rëndësishme ndërkombëtare dhe të legislativës vendase; sqarimin e kuptimit të rregullimit dhe vetërregullimit për raportimin për RZN; Sigurimin e e një sërë pyetjesh në lidhje me, gjatë mbikëqyrjes, duhet të analizohet shtojcë/program që dyshohet se nuk ndjek standartet e raportimit për rastet të RZN;jep udhëzime të qarta se si do të kryhet mbikëqyrja të cilat duhet të jenë të njohura dhe mediave duke pasur parasysh faktin se u botua dhe është në dispozicion në faqen e internetit të organit rregullator; dhe rendit praktikat e mira që duhen ndjekur gjatë raportimit.Ky udhëzues, më 9-të nëntor,u miratua nga Këshilli i Agjencisë.



Accessibility

Accessibility