Më 4 dhjetor 2020 në Shkup, në kuadër të projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave në Maqedoninë e Veriut”, u mbajt një punëtori online për autoritetin rregullator të mediave – Agjencia për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe autoritetin vetërregullues – Këshilli për Etikën e Mediave në Maqedoni. Në takim, pjesëmarrësit diskutuan mbi faktet dhe sfidat kryesore në lidhje me rregullimin, vetë-rregullimin dhe monitorimin e zbatimit të standardeve të raportimit të mediave në rastet e dhunës me bazë gjinore.
Qëllimi i punëtorisë ishte që faktorët relevant dhe përfaqësuesit nga nga kjo lëmi të diskutojnë këtë temë në mënyrë që të përmirësojnë mënyrën e raportimit të mediave mbi dhunën me bazë gjinore dhe për të forcuar kapacitetet e tyre në përputhje me rrethanat. Gjegjësisht, pas ratifikimit të Konventës së Stambollit, autoritetet maqedonase përpunuan dhe miratuan një Plan për aktivitetet (2019-2023), nga ku dhe vjen nevoja për një punëtori të këtij lloji.
Ligji i ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje u miratua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pas inspektimit publik do t’i paraqitet Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prandaj, ende nuk ka fund sa i përket legjislacionit dhe mbrojtjes sistematike të grave dhe vajzave si viktima të dhunës, dhe ka mungesë të aktiviteteve në fushën e parandalimit. Në mënyrë që të kompensohen këto mangësi dhe të zbatohen aktivitetet përkatëse të Plan Veprimit në përputhje me Konventën e Stambollit, projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës UFREX për Maqedoninë e Veriut mbështet nga autoriteti rregullator për mediume dhe autoriteti vetërregullues përmes aktiviteteve të përshtatshme.
Ekspertja ndërkombëtare e Këshillit të Evropës prezantoi përvojën në vendet e BE-së për zbatimin e standardeve për raportimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore në media, konceptet themelore për raportimin, si dhe ato që duhet të merren parasysh gjatë kryerjes së monitorimit. Për më tepër, shumë tema në lidhje me stereotipet, paragjykimet dhe mitet u prezantuan dhe diskutuan, duke zbuluar kështu qëndrimet shoqërore ndaj grave dhe vajzave nga njëra anë dhe burrave dhe djemve nga ana tjetër. Pranimi i dhunës me bazë gjinore është pjesë e traditës dhe kulturës së një kombi përmes roleve gjinore që kontribuojnë në pabarazinë gjinore dhe zhvillimin e ngadalësuar.
Përfaqësues/e nga autoriteti rregullator të mediave dhe autoriteti vetërregullues etikë në media në Maqedoninë e Veriut morën pjesë në një diskutim të frytshëm mbi temën e prezantuar dhe fituan njohuri specifike. Si një aktivitet shtesë për këtë, projekti UFREX në Maqedoninë e Veriut do të mbështesë zhvillimin e një dokumenti vetërregullues në formën e një Udhëzuesi për monitorimin e zbatimit të standardeve të raportimit për rastet e dhunës me bazë gjinore në media, një mjet praktik që do të lehtësojë punën e autoritetit rregullator dhe vetërregullues.
Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave në Maqedoninë e Veriut (UFREX 2)”. Ky projekt është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II” dhe u mundëson Përfituesve që të takohen dhe të harmonizohen me agjendat e reformave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë. Standardet evropiane në procesin e zgjerimit të BE-së, kur është e zbatueshme.