Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele seancën e 27-të e mbajti me datë 28.7.2026, nëpërmjet lidhjes video-konferencë me fillim në ora 12:05.
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 7-të publike e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më7.2026.
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga vazhdimi i seancës së 25-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më7.2026.
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 26-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më7.2026 година.
- Shqyrtimi i raporteve tremujore të punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për periudhën nga i prill deri më 30qershor 2026.
- Propozim-vendim për vazhdimin e lejes për transmetim televiziv të ShTR Televizioni Makpetrol ShPKNjP Shkup.
- Propozim-aktvendim për fshirjen nga regjistri i radiodifuzerëve të ShTR Protel ShPKNjP Probishtip.
- Propozim-vendim për ndryshim të strukturës pronësore të RD Nasha TV ShPKNjP Shkup.
- Propozim-vendim për ndryshim të strukturës pronësore të ShTR RFM ShPKNjP Shkup.
- Propozim për shqiptimin e masës paralajmërim publik të operatorit Viva net ShPK Berovë, për shkelje të nenit 141 të LShMAAV-së.
- Propozim për miratimin e mjeteve financiare për rinovim të 4 (katër) qasjeve përdoruese në bazën elektronike të dispozitave të „Gazetës zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“.
- Propozim për dhënien e miratimit për marrjen e vendimit për furnizim të shërbimit – mirëmbajtja e aparateve për kafe për nevojat e Agjencisë.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit: hulumtim – analiza e çështjeve gjinore dhe mënyrës së prezantimit dhe përfaqësimit të grave dhe burrave në programet e transmetuesve në vitin 2026.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit: Çertifikata digjitale.
- Të ndryshme.