Takimi i katërt publik në vitin 2019

Çështjet gjinore në media në fokus të takimit të katërt publik të ASHMA

 Shkup, 25 dhjetor 2019 – Agjencia sot mbajti takimin e saj të fundit publik për vitin 2019, në të cilën Drejtori, Dr. Zoran Trajcevski, prezantoi aktivitetet e realizuara në përputhje me Programin Vjetor të Punës për tremujorin e kaluar. Ai pasqyroi situatën e mbikqyrjeve të realizuara ndaj radiodifuzerëve, operatorëve të rrjetit të komunikacionit publik, ofruesve të ASHMA me kërkesë dhe mediave të shtypit, masava të shqituara publike me paralajmërim, përpunimi i studimeve, aktivitetet ndërkomëtare, aktivitetet në kuadër të procesit të vendit në integrimet europiane.

Me theks të veçant në takim u fol mbi çështjet gjinore në media. Organizata e Koalicionit Margin prezantoi “Udhëzuesin për Gazetarët” I cili synon të jetë burim kryesor I gazetarëve të cilët duan të përpunojnë material gazetareske për personat transgjinor në mënyre të qartë dhe të kuptueshme. Botimi, i përgatitur nga Transgender Europe, me mbështetjen e Programit për të Drejtat, Barazinë dhe Qytetarinë e Bashkimit Evropian, ofron udhëzime praktike se si të shkruani për njerëzit transgjinorë ose çështje që prekin ata.

 Në këtë aktivitet, përfaqësues nga Komitetit i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut prezantoi rezultatet e analizës mbi mënyrën e raportimit të mediave për ngjarjen Shkolla Pride 2019. Vlerësimi i përgjithshëm është se televizionet, mediat e shtypura dhe shumica e mediave përkatëse të internetit në vend, informuan saktë dhe profesionalisht për “Shkupi Pride 2019”. Sidoqoftë, u vërejt se një pjesë e mbulimit të mediave kishte mungesë të dënimit për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Në fund të takimit u prezantuan rezultatet e përfaqësimit gjinor në pronësi të transmetimeve televizive dhe radiove në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal në vitin 2019. Të dhënat nga kjo analizë, e relizuar nga Agjencia, tregojnë përfaqësimin më të ulët të grave në strukturën e pronësisë së televizioneve dhe radiove. Gjithsej 68 transmetues, nga të cilët 28 televizione dhe 40 radio janë në pronësi të plotë të burrave, ndërsa 23 transmetues, pra 3 televizione dhe 20 radio, janë pronë e plotë e grave. Të dhënat e hollësishme për strukturën gjinore të pronësisë dhe stafit të transmetimit do të publikohen në fillim të vitit 2020.

Prezantimet mund ti merrni në linqet më poshtë:

Aktivitetet e realizara në përputhje me Programin Vjetor të Punës AAAVMS 

  • Dr. Zoran Trajcevski, Drejtor i AASHMA

Udhëzues për gazetarët: Raportim etik mbi njerëzit transgjinorë dhe çështje që prekin ata 

  • Elena Petrovska, Koalicioni Margini

Struktura gjinore e pronësisë së televizionit dhe radios 

  • Marina Trajkova, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale

– Agjenda e takimit  të katërt publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2019, mund të merret në këtë  link

– Fletëparaqitja për pjesëmarrje në takimin e katërt publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2019, mund të merret në këtë  link



Accessibility

Accessibility