09.03.2011-KRD organizoi punëtori për vepra audio-vizive evropiane

image_pdfimage_print
09.03.2011-KRD organizoi punëtori për vepra audio-vizive evropiane

SHKUP, 9 mars 2011 – Me qëllim që të plotësohen drejt dhe të dërgohen në kohë formularët për veprat e emetuara audio-vizive evropiane, sot në Këshillin e Radiodifuzionit (KRD) u organizua një punëtori për përfaqësuesit e mediave elektronike.

 

(Pamje: Dragica Lubevska dhe Emilia Petreska Kamenjarova zhvillojnë stërvitjen për vepra audio-vizive evropiane)

Televizionet nacionale (tokësore dhe satelitore) me ligj janë të obliguara që në nivel vjetor të emetojnë 51 për qind vepra audio-vizive evropiane. Sa i takon servisit publik MTV1,  obligimi është më i madh dhe përqindja shkon në 60.

„Kjo punëtori ishte një rast se si përmes paraqitjes së shembujve praktikë,  më lehtë të përmbushet obligimi, përkatësisht se si të evidentohet programi i emetuar që hyn në përqindjen e veprave audio-vizive evropiane gjatë vitit dhe si të plotësohet formulari i njoftimit“ – tha Emilia Petreska Kamenjarova, njëra prej ligjëruesve, e punësuar në Sektorin e Çështjeve Programore.

 

Bashkë me të,  stërvitjen e udhëhoqi edhe Dragica Lubevska, e cila të pranishmëve iu shpjegoi se televizionet nacionale deri në një muaj pas mbylljes së vitit kalendarik detyrohen ta njoftojnë KRD-në se si e kanë përmbushur obligimin e tyre.

KRD, si trup kompetent për mbikëqyrje mediatike, edhe më tej do të bashkëpunojë me mediat elektronike përmes punëtorive dhe kontakteve të drejtpërdrejta, me qëllim që realizimi i Ligjit për veprimtari radiodifuzive të jetë parimor dhe efektiv.

Materialet që u shqyrtuan gjatë strëvitjes mund të mbarten përmes këtyre vegëzave:

Shembull nga punëtoria – formularë për vepra AV

Prezantim – vepra AV evropiane

Formular – vepra AV evropiane

Rregullore për vepra AV

Shtojca 1 vendi i prejardhjes 

Shtojca 2 llojet e programit

 



Accessibility

Accessibility