29.11.2011-KRD konstatoi zhvleftësimin e lejes së TV ALB

SHKUP, 29.11.2011 – Në Mbledhjen e 19-të të KRD, mbajtur më 28 nëntor 2011, KRD konstatoi zhvleftësimin e lejes për veprimtari radiodifuzive të TV ALB SHPKNJP Shkup, pas kërkesës së pranuar më parë nga ana e këtij radiopërhapësi.

KRD gjithashtu miratoi edhe Propozim-Ribalancimin e planit financiar për vitin 2011 dhe propozimin për të ndryshuar Planin vjetor të furnizimeve publike për vitin 2011.
Në drejtim të harmonizimit të legjislacionit të BE-së me legjislacionin maqedonas, si dhe ndërmarrjen e masave për kapërcimin e vërejtjeve nga raporti i fundit për përparimin e vendit në eurointegrime, KRD miratoi Programin nacional NPAA 2012.
Mbledhja vazhdon të enjten (1.12.2011) në orën 10.30.


Accessibility

Accessibility