01.12.2011- KRD në Mbledhjen e 19-të veç tjerash debatoi edhe për propozim-amendamentet për të ndryshuar Ligjin për veprimtari radiodifuzive dhe për Analizën e tregut të mediave elektronike

image_pdfimage_print

SHKUP, 1.12.2011 – KRD  sot vërtetoi ndryshimin e strukturës pronësore të TV KRT, me konstatimin se ky ndryshim nuk bën koncentrim të palejuar mediatik. Pas ndërmendjes më parë nga ana e KRD, ishte hequr edhe koncentrimi mediatik i vërejtur te Shoqata tregtare radiodifuzive Zoran Stefanovski Nezavisna TV Ohër.

Analiza e tregut të veprimtarisë radiodifuzive për vitin 2010 u miratua me propozimin që ajo të promovohet në një press-konferencë ose në një ngjarje publike që do të mbahej kah mesi i dhjetorit.

U shqyrtua dhe u miratua edhe Raporti për përparimin dhe statusin e aktiviteteve të parapara në NPAA 2011, Analiza e mbikëqyrjes së obligimeve të rrjeteve komunikuese publike dhe aktivitete të tjera të Sektorit për Pengimin e Piraterisë dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Ngjashme në tremujorin e tretë të vitit 2011, Informata pas parashtresës së koalicionit Të Drejtat Seksuale dhe Shëndetësore të Bashkësive të Margjinalizuara rreth kontributeve me të varur nga narkomania, Plani strategjik për të bërë revizionin e brendshëm për vitet 2012-2014, si dhe Plani për të bërë revizionin e brendshëm për vitin 2012.
Anëtarët e KRD gjithashtu miratuan Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuzive në drejtim të sigurimit të masave më efikase të KRD-së për të luftuar piraterinë te radiopërhapësit dhe tek operatorët e rrjeteve komunikuese publike.
KRD shqyrtoi dhe miratoi edhe raportin rreth përgjigjeve dhe dokumentacionit të dërguar pas kërkesës që KRD iu drejtoi radiopërhapësve në nivel lokal dhe rajonal për të dërguar përgjigjet dhe dokumentacionin e tyre rreth të drejtave të rregulluara të autorit dhe të drejtave të ngjashme për programin e emetuar të filmit në tremujorin e dytë të vitit 2011 dhe me këtë rast miratoi propozime për aktivitetet e mëtejshme.
Në lidhje me kërkesën e Radio-Pehçevës, KRD vërtetoi vendimin e vet për masën e shqiptuar për shkelje të kryer gjatë kohës së zgjedhjeve të fundit parlamentare, përkatësisht e refuzoi lutjen e këtij radiopërhapësi.
KRD ndryshoi Rregulloren e punës, në drejtim të rritjes së transparencës dhe cilësisë së punës së vet. Anëtarët e Këshillit caktuan koordinatorë për sektorët e Shërbimit profesional.
Këshilli vendosi që t’i bëjë ndërmendje TV Alfa mbi bazë të parashtresës së një shikuesi nga Shkupi, në drejtim të mbrojtjes të publikut minoren.
Mbledhja e 19-të do të vazhdojë nesër, e premte (2.12.2011) në orën 11 me dy pikat e mbetura të rendit të ditës:
– Informatë për monitorimin e bërë të programit të TV Sitel gjatë periudhës nga 13 deri në 18 nëntor 2011 në lidhje me kërkesën e Ngrohtores SHA (Toplifikacija) – Shkup nr. 03-4137/2.
– Informatë nga analiza e emisionit “Milenko Nedellkovski-Shou”, emetuar në TV Kanal 5 më 18 nëntor 2011.


Accessibility

Accessibility