02.12.2011- KRD dënoi TV Kanal 5 shkaku i gjuhës së urrejtjes në “Milenko Nedellkovski-Shou”

SHKUP, 2.12.2011 – Dy ditë i ndalohet emetimi i reklamave dhe i teleshopingut televizionit Kanal 5. Kjo është masa që sot Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) i shqiptoi kësaj shtëpie televizive shkaku i emetimit të përmbajtjeve programore me gjuhën e urrejtjes.

Analiza komunikologjike e programit të TV Kanal 5, emetuar më 18 nëntor 2011, konstatoi që në emisionin e TV Kanal 5 “Milenko Nedellkovski-Shou” është shkelur neni 69 i Ligjit për veprimtari radiodifuzive. Në të vërtetë, derisa udhëheqësi dhe autori i emisionit flet për ata gazetarë të cilët më parë kanë punuar në TV A1, “Shpic” dhe “Vreme”, ai e problematizon punësimin e tyre në media të tjera, pa siguruar me këtë rast çfarëdo lloj konteksti ose argumenti se përse është kontestues vendi i ri i tyre i punës, pa pasur mundësi që me këtë rast të dëgjohet pala tjetër. Në këtë mënyrë, shikuesit vetëm mund të dëgjojnë se cilët gazetarë, sipas Nedellkovskit, janë tradhtarë, mercenarë, kallëzues dhe veshlugë policie, shkaku i së cilës fitohet përshtypja që po ata gazetarë janë fajtorë ngaqë mendojnë ose veprojnë ndryshe nga udhëheqësi i emisionit.
Gjatë etiketimit dhe stigmatizimit të atyre që s’mendojnë si ai – para së gjithash, një grup gazetarësh – Milenko Nedellkovski tregon mosdurim të hapur me elemente të gjuhës së urrejtjes dhe krijon atmosferë armiqësore.
KRD në frymën e standardeve programore fton të gjithë punonjësit mediatikë që gjatë punës së tyre të synojnë informimin objektiv të opinionit dhe uljen e tensioneve shoqërore.


Accessibility

Accessibility