05.06.2011- KRD nikoqir i Këshillit Ekzekutiv të projektit ndërkombëtar DigiTV

SHKUP, 5.6.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) sot dhe nesër do të jetë nikoqir i takimit të Këshillit Ekzekutiv e Drejtues të projektit DigiTV, qëllimi i të cilit është promovimi i televizionit digjital në Evropën Juglindore, bashkëfinancuar nga mjetet e fondeve IPA të Bashkimit Evropian.

Takimin e hapi kryetari i KRD, Zoran Trajçevski, me një pasqyrë të shkurtër rreth aktiviteteve që po i ndërmerr KRD në kuadër të DigiTV: „Po hulumtohet niveli i vetëdijes publike për futjen e transmetimit televiziv digjital, që do të na japë pasqyrën e përgjithshme rreth përgatitjes së popullsisë në vend për të pranuar sinjalin televiziv digjital“.

Për në vjeshtë kryetari i KRD paralajmëroi fushatën për ngritjen e vetëdijes publike në vend në lidhje me fikjen e transmetimit analog dhe kalimin në emetim televiziv digjital.

Ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski, i bëri një vështrim përcaktimit strategjik të Republikës së Maqedonisë  për një zhvillim të vazhdueshëm të teknologjive informatike-komunikuese, duke siguruar inkluzivitetin e projektit për televizion digjital nga të gjitha kategoritë sociale: „Qeveria e RM do të sigurojë 40 mijë set-top-bokse për familjet e prekura nga aspekti social.“

Drejtori i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AKE), Robert Ordanoski, paralajmëroi erë të  re në radiodifuzion: „Me fikjen e sinjalit analog, që karakterizoi shekullin 20 dhe me implementimin e digjitalizimit,  ia hapim portat erës së re në media dhe iu përgjigjemi kërkesave të qytetarit bashkëkohor maqedonas.“

Qëllimet bazë të projektit DigiTV janë: Pengimi i implikimeve të mundshme negative sociale dhe ekonomike nga procesi i kalimit prej emetimit analog në digjital, rritja e cilësisë dhe e arritjes së infrastrukturës televizive digjitale, ulja e jazit digjital e kështu me radhë. Bartës të projektit DigiTV janë trupat rregullatorë nacionalë dhe organizatat nga sfera e radiodifuzionit të Sllovenisë, Italisë, Austrisë, Hungarisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Përfaqësues nga Republika e Maqedonisë është KRD.

Më shumë informacione për projektin dhe dokumentacionin projektor arrihen në:

www.see-digi.tv
http://www.srd.org.mk/index.php?option=com_content&view=category&id=55%3Adigitv&layout=blog&Itemid=102&lang=mk



Accessibility

Accessibility