Shkup, 05.09.2012– Këshilli për Radio Difuzion (KRD) sot me një mbledhje solemne, në të cilën morën pjesë anëtaret e tashëm dhe të mëparshëm të Këshillit, e kremtuan 15 vjetorin që nga themelimi më 5 shtator të vitit 1997.
Në një rishikim të shkurtër në këtë rast, kryetari aktual i KRD-ës Mr. Zoran Trajçevski foli për rëndësinë e ekzistimi t dhe rregullimin efektiv te mediave.
“ Maqedonisë i duhet rend të medieve, ku si mision të tyre do ta kenë përparësinë kualitative në pluralizmin mediatik përmes përdorimit të krijimtarisë mediatike, rend të medieve, i cili do ti çoje përpara standardet profesionale gazetareske, i cili do ti motivoj në debate, i cili do ti lejojë kuadrit drejtues të bazohet në tema me karakter social, dhe përfundimisht neve na duhet rend mediatik, i cili qytetarëve do t’u garantojë të drejtën e të informuarit objektivisht” .
Në mbledhje me fjalë të shkurta për momentet më të rëndësishme gjatë mandatit të tyre u drejtuan edhe kryetarët e mëparshëm të KRD-ës, Prof. Dr. Lubomir Jakimovsi, Mirçe Andamçevski, Mr. Zoran Stavrevski si dhe zëvendës drejtori Mr.Milaim Fetai.