Transferimi i përvojave dhe njohurive për përgatitjen e strategjisë nacionale për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive në Maqedoni, Plani për shpërndarjen e multipleksëve digjitale dhe digjitalizimi i radiodifuzionit ishin në fokus të mbledhjes së sotme,
që u mbajt në Këshillin për Radio Difuzion ndërmjet Drejtorit të Komisionit të Pavarur për Media në Kosovë Naile Krasniqi dhe kryetarit të Këshillit për Radio Difuzion të Maqedonisë Mr. Zoran Trajçeski.
Përfaqësues të ekipit punues të KRD-ës dhe Agjencia për komunikime elektronike kolegëve nga Kosova iu dërguan përvojat e tyre në lidhje me shkrim e strategjisë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive në periudhën e vitit 2013-2017.
Duke theksuar momentin e përfshirjes inkluzive (kyçjes) të të gjithë veprimtarëve në fushën e medies, komunikimet elektronike dhe shoqërisë së informacionit, institucionet qeveritare dhe agjencitë, sektori joqeveritar, mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e të miturve etj.
Është e planifikuar që Strategjinë e zhvillimit të veprimtarisë radiodifuzive KRD ta miratojë deri në fund të viti 2012.