18.09.2012-KRD morri një letër të re për pronësinë e BOM dhe K-15 Music

Këshilli për Radio Difuzion i Republikës së Maqedonisë e informoi opinionin se sot (18 shtator të vitit 2012) pranoi një letër nga kompania australiane TV Plus Broadcasting Company PTY Ltd, në të cilën thuhet se e ka blerë komplet biznesin  e United Broadcasting International (UBI World TV), kanalet, shfrytëzuesit, lejet për radiodifuzion, ueb faqja e UBI, BOM, K-15 mjuzik, si dhe të gjithë masat e marruara.

Në letrën thuhet  se kompania Sydney Community TV (SCTV), e cila javën e kaluar dërgoi letër  deri tek Këshilli për Radio Difuzion, në të cilën pohon se i posedon  të drejtat autoriale për BOM dhe K-15 Music është e fshirë nga regjistri Australian  i kompanive.  Më tej TV Plus Broadcasting Company PTY Ltd, citimi dhe vërtetimi i SCTV, për posedimin e të drejtave  për ri imitimin të BOM dhe K-15 music u përjashtua, sepse TV Plus  më 29 qershor 2012, e ka blerë biznesin e përgjithshëm të UBI, përfshirë këtu edhe të drejtat e autorit për ri imitimin e BOM dhe K-15 music.

 

Në vazhdim të këtij paralajmërimi do ta paraqesim edhe tekstin e përbashkët origjinal dhe të përkthyer të TV Plus Plus Broadcasting Company PTY Ltd në lidhje me K-15 (Best of Macedonia).

 

I nderuar kryetar

 

Kompania Australiane TV Plus punon si një PAY TV  “provajder” e licencuar nga viti 2004. Ne nëpërmjet  satelitit emitojmë më shumë se 50 TV kanale, disa kanale të njohura nga rajoni i Ballkanit, duke shtuar këtu dhe MKTV SAT, SAT RTS, RTRS, BHT1 ndërsa nga Maqedonia Sitell dhe TV Obris.

 

TV Plus Broadcasting Company PTY Ltd e ka blerë biznesin e United Broadcasting International (UBI World TV) më 29 qershor të vitit 2012.
Kjo blerje e  përfshinte edhe biznesin e plotë të  UBI, kanalet, shfrytëzuesit, lejet për të kryer veprimtari radiodifuzive, ueb faqet e UBI, BOM, К-15 music, dhe të gjithë shenjat e lidhura.

 

Ishim të informuar se disa persona, të cilët pohojnë se e përfaqësojnë Sydney Community TV (SCTV), kanë vërtetuar se I kanë të drejtat për BOM, K-15 music dhe MIS TV. Ky përfaqësim  dhe letra të cilën gjoja e ka nënshkruar  zonja Milena Mikoviq është mashtrim. Personi I cili është paraqitur si zonja Milena Mikoviq, nuk e ka nënshkruar këtë letër, as që ishte i autorizuar nënshkrimi i asaj që të datojë mbi të.

 

Gjithashtu SCTV u ndal duke punuar për një periudhë të caktuar dhe si është e theksuar në regjistrin e kompanive Australiane  www.asic.gov.au, ajo qenka e fshirë nga regjistri muajin e kaluar.

 

Me këtë letër kërkojmë që institucioni i juaj zyrtarisht të konfirmoje se pronësia, të drejtat dhe interesat  në kuptimin e të drejtave për imitim dhe për  shpërndarje në  Republikën e Maqedonisë, ti jenë transferuar dhe shpërndarë TV Plus Broadcasting Company. Për pos asaj dua që tju informoj se në kompaninë lokale “INTVAY” DOELL OHER, i dhamë mbrojtje marketingu dhe autorizim agjencie.

 

E kuptova që sot do të mbani mbledhje, por nuk kishim shumë kohë të lirë që tu dërgojmë informacione shtesë. Nëse ju jeni të gatshëm të prisni disa ditë, ne do të jemi në gjendje  që të ju japin  dokumentacionin shtesë që do ta konfirmojë këtë.

 

Nëse keni pyetje shtesë , lirisht më kontaktoni  në +61 3 90133200 ose në e-posten: james@tvplus.com.au

 

Me shumë respekt

 

Xhejms Haris

 

Menaxher Operativ

 

TV Plus



Accessibility

Accessibility