Këshilli i Radiodifuzionit i rikujton radiodifuzerët se tash më ka filluar periudha 5 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve në të cilën, sipas rregullave zgjedhore nuk mund të publikohen rezultate nga hulumtimi i opinionit publik.
Afati kohor i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e tregon orën 24:00 më 18 mars si afat të fundit për publikimin e kësi lloj informatash.
Në pajtueshmëri me Rregulloren për qasje të barabartë në mbulimin mediatik gjatë kohës së fushatës zgjedhore, televizionet dhe radiot duhet të kujdesen dhe se rezultatet nga hulumtimi i opinionit publik realizuar ditën e zgjedhjeve (24 mars) nuk mundët që të publikohen para orës 19:00, respektivisht para mbylljes së vend votimeve.