18.05.2013 – Njoftim për shtyp – ndryshimi i lejeve për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive

image_pdfimage_print

Shkup, 18.05.2013 –  Me hyrjen në fuqi të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuzive, u krijuan kushte ligjore për kalimin nga transmetimin analog në atë digjital të sinjalit televiziv në Republikën e Maqedonisë.

Sinjali analog i televizionit do të ndërpritet më 31 maj 2013, dhe pas kësaj date transmetuesit ekzistues televiziv të cilët transmetohen me sinjal analog në nivel shtetëror, regjional dhe lokal nuk kanë të drejtë ti shfrytëzojnë  radiofrekuencat për transmetim  analog  nga Agjencia për komunikime elektronike. Derisa nuk u ndryshohet  leja ekzistuese për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzione , ajo ndalon të vlejë prej 1 qershorit 2013.

Të gjitha televizionet që planifikojnë  të vazhdojnë me ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive , dhe  transmetojnë  program  analog, tokësore, pa përjashtim, duhet të kërkojnë ndryshim në mjetet teknike  nëpërmjet së cilës do të kryhet transmetimi, në afat prej 5 ditësh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore, respektivisht me datën 21 maj 2013. Televizionet lokale kanë mundësi që ta ndryshojnë dhe zonën e transmetimit, kështu që do të ngelin televizione regjionale.

Më shumë detaje mbi kushtet dhe mënyrën  se si ato mund të bëjnë ndryshimet e nevojshme e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive janë në dispozicion në ueb faqen e Këshillit të Radiodifuzionit www.srd.org.mk, në udhëzuesin për serviset programore televizive për ndryshimin e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.



Accessibility

Accessibility