Shkup, 28.05.2013 – Me temë Digjitalizimi i stacioneve televizive , është mbajtur konferencë për shtyp në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Këshilli i Radiodifuzionit, Agjencia për komunikime elektronike dhe operatori One.
Ministri Ivo Ivanovski, kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit Zoran Trajçevski, drejtori i One Ciril Kafol dhe drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike Robert Ordanovski folën në lidhje me përfitimet e qytetarëve nga digjitalizimi i sinjalit televiziv, informuan për numrin e televizioneve të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me One për transmetimin nëpërmjet multipleksit dhe paketat të cilat One ju afron qytetarëve, furnizimet e set top boksave.
Veçanërisht ajo që është më e rëndësishme, si që tha kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit Zoran Trajçevski, është se qytetarët janë të informuar për kalimin drejt digjitalizimit, për shkak se Këshilli i Radiodifuzionit organizoi intensivisht fushatë edukativo informative në kuadër të së cilës ishte incizuar edhe transmetuar spot televiziv , ishin të shpërndara fletushka nëpërmjet të gazetave, përfaqësues nga Këshilli morën pjesë në Radio dhe TV emisione në programet e mediave kombëtare, rajonale dhe lokale.