U mbajtën takimet me radiodifuzerët në lidhje me Rregulloren për kushtet teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes

Shkup, 22.11.2013- Këshilli i radiodifuzionit më datë 08 nëntor të vitit 2013 e miratoi Rregulloren për kushtet teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

Më konkretisht, me Rregulloren janë përshkruar kushtet hapësinore, standardet dhe parametrat, numri i strukturës së të punësuarve për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive dhe kushtet financiare që radiodifuzerët duhet ti plotësojnë për të emetuar program në nivel të shtetit lokal dhe rajonal.

Duke pasur parasysh se Rregullorja sillet dhe për radiodifuzerët të cilët veç më kanë marrë leje për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive, Këshilli i radiodifuzionit më datë 19, 20 dhe 22 nëntor të vitit 203 mbajti takime me Radiot dhe Televizionet ekzistuese. Qëllimi i takimeve ishte që tu sqarohen obligimet që dalin nga Rregullorja dhe që të hapet debat për sqarimin e dilemave eventuale në lidhje me të.



Accessibility

Accessibility