Mbledhje e mbajtur me operatorët e rrjeteve të komunikacioneve elektronike publike

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele mbajti mbledhje me operatorët e rrjeteve të komunikacioneve elektronike publike, qëllimi ishte që operatorët e rrjeteve të komunikacioneve elektronike publike të informohen me obligimet që dalin nga Ligji i ri për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Në mbledhje Kryetari i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele Dr. Zoran Trajçevski dhe udhëheqësi i Sektorit për Pengimin e Piraterisë dhe Mbrojtjes të të Drejtave të Autorit e të Drejtave të Ngjashme Sllobodan Beliçanski theks të veçantë vunë në obligimin e mbikëqyrjes së programeve nga ana e Agjencisë, titrimin e serviseve programore televizive të huaja, mbajtja e regjistrit të operatorëve të rrjeteve të komunikacioneve elektronike publike në Agjencinë, obligimi për të paguar kompensimin vjetor për mbikëqyrje nga ana e operatorëve dhe obligimi i operatorëve për vazhdueshmërinë e ofrimit të sinjalit dalës deri tek lokacioni lokal e përcaktuar nga ana e Agjencisë, për shkak të sigurimit të ofrimit të tij deri te sistemi për monitorim programor në selinë e Agjencisë në Shkup.

Operatorët, me pjesëmarrjen e tyre dhe aktivitet në debat, treguan interes për zgjedhjet e rreja ligjore i gatishmëri për respektimin e rregulativës ligjore dhe nëngjilore sjellja e së cilës do të pasoje.

Prezantimin nga mbledhja mund ta shikoni në këtë link.



Accessibility

Accessibility