Këshillim me temë “Mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme gjatë kryerjes së veprimtarive/aktiviteteve të ritransmetimit kabllor”

image_pdfimage_print

Manastir, 13.02.2014- Akademia për gjykatës dhe prokurorë organizoi këshillim me temë “Mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme gjatë kryerjes së veprimtarive/aktiviteteve të ritransmetimit kabllor”, e cila u mbajt me date 13 shkurt 2014 (e enjte), në hapësirat e Gjyqit të Apelit në Manastir.

Në këtë takim këshilluan, Kryetari i Trupit kordinativ për pronësi intelektuale, eksperti për të drejtat e autorit dhe të drejtave të ngjashme nga Universiteti “FON” dhe përfaqësues nga Sektori i Piraterisë dhe Mbrojtjes së të drejtave të autorit e të drejtave të ngjashme nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Qëllimi i këshillimit ishte që ti jepet drejtim në futjen e kornizës ligjore për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme gjatë kryerjes së veprimtarisë/aktiviteteve të transmetimit kabllor, si mendime dhe përvoja ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve relevante në lidhje me temën.

Në këshillim vëmendje të veçantë i ishte kushtuar kompetencave të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme dhe procedura e monitorimit të operatorëve të rrjeteve komunikuese elektronike publike dhe përgjegjësia penale e subjekteve juridik dhe fizik në pajtueshmëri me nenin 157 nga Kodi Penal në Republikën e Maqedonisë, me shembuj nga praktika.

Prezantimin e kompetencave të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme gjatë kryerjes së veprimtarisë / aktiviteteve të ritransmetimit kabllor mund ta merrni këtu.



Accessibility

Accessibility