Zgjedhjet e parakohshme parlamentare- radiodifuzerët ti dërgojnë listat e çmimeve për RPP më së voni deri më 11 mars 2014

image_pdfimage_print

SHKUP, 07.03.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i rikujton radiodifuzerët për obligimin për ti dërguar listat e çmimeve për reklamim të paguar politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor .

Në pajtueshmëri me nenin 75-gj nga Kodi zgjedhor, radiodifuzerët janë të obliguar që në afat prej 5 (pesë) ditëve nga dita e nënshkrimit të zgjedhjeve ti përcaktojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor dhe në afat të njejtë, respektivisht deri në 11 mars 2014 ti dorëzojnë deri tek institucionet kompetente: Agjencia për shërbime mediatike audio edhe audiovizuele, Komisioni shtetëror zgjedhor, Enti shtetëror për auditim dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korupcionit.

Gjithashtu, radiodifuzerët në periudhë nga përcaktimi i listave të çmimeve, nga fillimi i fushatës zgjedhore, janë të obliguar më pakë dy herë ti publikojnë listat e çmimeve në programet e tyre. Listat e çmimeve nuk mund të ndryshohen gjatë fushatës zgjedhore.

Nëse radiodifuzerët vendosin që të mos transmetojnë reklamim të paguar politik gjithashtu duhet ta informojnë Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.



Accessibility

Accessibility