Shkup, 19.03.2014 – Agjencia e mbajti takimin e parë publik

Shkup, 19.03.2014 – Sot, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në pajtueshmëri me obligimiet e përcaktuara me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e mbajti takimin e parë publik.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të gjithë anëve të interesuara tu mundësohet ti shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me zhvillimin e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele në Republikën e Maqedonisë.

 

Takimin u drejtua nga Dr. Zoran Trajçevski Kryetar i Këshillit të Agjencisë dhe Dr. Milaim Fetai zëvendës Kryetar i Këshillit të Agjencisë. Udhëheqësi i Shërbimit profesional të Agjencisë Mr. Andriana Skerlev –Çakar e prezantoi statusin e realizimit të aktiviteteve të agjencisë që nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri, plotësimi i qëllimeve nga programi vjetor i punës së Agjencisë (ASHMA-së), ndërsa Udhëheqësi i sektorit për Hulumtime dhe Zhvillim Afatgjatë Mr. Magdalena Davidovska – Dovleva para të pranishmive u drejtua me prezantim për gjendjen e tregut të veprimtarisë radiodifuzive, më pastaj duke I interpretuar rezultatet e aritura nga analiza e viti 2012.

 

Profesori Mr. Lazar Sekulovski nga Fakulteti I arteve dramatike foli për përvojat botërore dhe regjionale në pikëpamje të integrimit të arsimimit mediatik në programin mësimor kombëtar ose rajonal shkollor ai gjithashtu foli për mundësitë dhe implementimin e arsimimit mediatik në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë.

 

 

Mendimet dhe qëndrimet nga takimi i parë publik, si dhe qëndrimin e Agjencisë në lidhje me të njëjtat qo të publikohen në ueb faqen e Agjencisë në afat prej shtatë ditëve nga dita e mbajtjes së takimit publik.

Prezantimet nga takimi publik:

– Realizimi i aktiviteteve dhe dhe plotësimi i qëllimeve nga programi vjetor i ASHMA-së mund ta merrni këtu.

– Gjendjen e tregut për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në Republikën e Mqedonisë mund ta merrni këtu.

– Implementimin e arsimimit mediatik në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë mund ta merrni këtu.



Accessibility

Accessibility