Thirrje publike për mendime dhe propozime për kahjet e mundshme të zhvillimit të medieve joprofitabile

Shkup, 31.12.2014 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i thërret të gjithë qytetarët dhe subjektet e interesuara që të kyçen në debatin publik për kahet e mundshme të zhvillimit të medieve joprofitabile në Republikën e Maqedonisë. Debati do të zgjasë deri më 20 mars 2015.

Tre radiot studentore që ekzistojnë – “Student FM”, “UKLO FM” dhe “UGDFM”, të universiteteve në Shkup, Shtip dhe Manastir, sot e prezantojnë rezultatin nga pothuaj se ekzistimit të rregulluar ligjor në dhjetë vitet e fundit – të sektorit joprofitabil radiodifuziv në Republikën e Maqedonisë, të themeluar me Ligjin për veprimtarinë radiodifuzive nga viti 2005.

Potencialin komunikues të nocionit – “sektori joprofitabil radiodifuziv”, përvojat e sistemeve të zhvilluara evropiane komunikuese më së shpeshti e lidhin me fokusin në përmbajtjen, dhe në mënyrë adekuate e emërojnë si – “medium të bashkësisë”. Së këndejmë, nga ajo përvojë e kontrolluar operative ndërkombëtare, mbetet e qartë se në këtë sferë të sistemit komunikues të Maqedonisë – hapet një hapsirë e gjërë shoqërore, jo mjaftë e shfrytëzuar për zhvillimin e medieve të komunitetit. Njëherë, edhe në Strategjinë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive në Republikën e Maqedonisë për periudhën nga viti 2013 e deri në vitin 2017, u potencua se:

Për tu mundësuar zhvillimi I këtij sektori të radiodifuzionit, nevojitet që të përpilohet një koncept i veçantë për zhvillimin e medieve të bashkësisë, ku do të vihet theks i veçantë mbi radion e bashkësisë. Me konceptin duhet të parashihen parametrat sipas së cilave do të konstatohet se cilat bashkësi mund të plotësojnë nevojat e tyre mediale përmes radios së bashkësisë, me c’rast duhet të shqyrtohet se si të shfrytëzohet ky sektor edhe për zhvillimin e multikulturalitetit dhe për ruajtjen dhe trajtimin e kulturave të bashkësive më të vogla etnike.

Në shtesë të kësaj përpjekje strategjike, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele hap debat publik për qëndrimet, për mendimet dhe propozimet e të gjithë qytetarëve dhe palëve të interesuara, e që në esencë i ofron edhe të dhënat nga përvojat ndërkombëtare krahasuese të dhëna në tekstin në vijim me titull “Mediet joprofitabile – mediet e bashkësisë”

Debati do të zgjasë deri më 20 mars 2015. Ju lusim që mendimet dhe propozimet e juaja ti dërgoni në adresën e Agjencisë – bul. VMRO nr.13 1000 Shkup ose në postën elektronike – contact@avmu.mk



Accessibility

Accessibility