Agjencia përpiloi Konceptin për zhvillimin e institucioneve joprofitabile të radiodifuzionit

Shkup, 12.12.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele përpiloi Konceptin për zhvillimin e institucioneve joprofitabile të radiodifuzionit.Ky dokument, në vete i përmban idetë e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, informatat e mbledhura në dokumentin “Mediumet joprofitabile – mediumet e bashkësisë” (sipas të cilit u realizua debati publik) dhe propozimet e Qendrës për zhvillimin e mediumeve.Qëllimi i saj është i dyfishtë, nga njëra anë ai duhet që më gjerësisht ta transmetojë informatën për ekzistimin e sektorit të tretë të radiodifuzionit, ndërsa nga ana tjetër duhet të nxis institucionet dhe organet e shtetit që të krijojnë dhe parashohin masa me të cilat do të ndihmohet zhvillimi i tij.

Koncepti për zhvillimin e institucioneve joprofitabile të radiodifuzionit dhe mendimet dhe komentet e marra nga debati publik në lidhje me përpilimin e Konceptit për zhvillimin e institucioneve joprofitabile të radiodifuzionit dhe qëndrimin e Agjencisë mund të merren në këto linke:

Koncepti për zhvillimin e institucioneve joprofitabile të radiodifuzionit

Mendimet dhe komentet e marra nga debati publik në lidhje me përpilimin e Konceptit për zhvillimin e institucioneve joprofitabile të radiodifuzionit dhe qëndrimin e Agjencisë



Accessibility

Accessibility