Studentët e Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

image_pdfimage_print

Shkup, 12.12.2015 – Studentët e disa katedrave të Fakultetit Juridik të Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, në kuadër të mësimit praktik nga lënda E drejta Mediatike, dje vizituan

Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.Gjatë qëndrimit, ata u njohën me punën e përditshme praktike të Agjencisë, duke fituar njohuri shtesë për rregullimin e mediumeve dhe për punën e industrisë mediatike në Republikën e Maqedonisë.

Përmes disa prezantimeve, të punësuarit e Agjencisë e prezantuan organizimin dhe kompetencat e Agjencisë si dhe folën për:

llojet e radiodifuzerëve; procedurat për dhënien e lejes për emetim të radios dhe televizionit; obligimet ligjore të radiodifuzerëve në aspekt të programit dhe për mënyrën e mbikëqyrjes; regjistrimi i pakove programore dhe monitorimi i operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik; për mënyrën e shqiptimit të masave; si dhe për projektet e Agjencisë në interes më të gjerë publik, në lidhje me aktivitetet për nxitjen e zhvillimit të arsimimit mediatik, hulumtimeve të çështjeve gjinore, masave për sigurimin e qasjes deri te mediumet, për personat me pengesa në shqisa si dhe për popullarizimin e të drejtës ligjore për korrigjim dhe përgjigje të informatës së publikuar.

Agjencia e përshëndet interesimin e studentëve për të fituar njohuri të reja, të cilat do të gjejnë zbatim në zhvillimin e tyre të ardhshëm profesional dhe mbetet edhe më tutje e hapur për bashkëpunim me të gjitha universitetet dhe shkollat që kanë interes për ndarjen e përvojave në sferën e mediumeve dhe bashkëpunim mediatik.



Accessibility

Accessibility