Furnizim me pajisje për sistemin e monitorimit të përmbajtjeve mediatike për nevojat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Shkup, 14.12.2015 – Sot filloi realizimi i Projektit “Sigurimi i pajisjes për monitorimin e përmbajtjeve mediatike që e kryen Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele”.Projekti realizohet si pjesë e Instrumentit për ndihmë para aderuese – IPA për vitin 2011.

Me realizimin e projektit bëhet blerja e pajisjes me vlerë prej 839,608.00 €, nga të cilat 75% janë të siguruara përmes IPA, kurse 25% të tjera, respektivisht 209,902 € sigurohen me kofinancim nga ana e Agjencisë.

Me këtë pajisje në aspekt teknik do të përsoset sistemi për incizimin, ruajtjen dhe kontrollimin e përmbajtjeve programore të emetuara nga radiot dhe televizionit dhe njëherë do të mundësohet që në selinë e Agjencisë të ketë pranim të sinjaleve nga të gjithë operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik që ritransmetojnë shërbime programore.

Projektin do ta realizojë kompania Asseko SEE SHPKNJP Shkup në konzorcium me SALVIOL Svetovanje doo Ljubljana.



Accessibility

Accessibility