Prej nesër fillon monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor

image_pdfimage_print

Shkup, 01.09.2016 – Këshilli i Agjencisë në mbledhjen e sotme të 30-të, në pajtim me Marrëveshjen nga data 31 gusht 2016, në mes të katër partive më të mëdha parlamentare, vendosi që ta shfuqizojë Metodologjinë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit, gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2016, që u miratua më 26.08.2016. Metodologjia ishte përpiluar në pajtim me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor në gusht të këtij viti.

Monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor që fillon nga 2 shtatori, do të bëhet sipas Metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit, gjatë proceseve zgjedhore. Kjo Metodologji që u miratua në janar 2016, është një dokument i përgjithshëm që vlen për të gjitha zgjedhjet- presidenciale, parlamentare dhe lokale.

Metodologjinë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit, gjatë proceseve zgjedhore mund ta merrni në këtë link.

Vendimin e Këshillit të Agjencisë me të cilën shfuqizohet Metodologjia për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit, gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2016, mund të merret në këtë link.



Accessibility

Accessibility