Parashtrohet kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj RTM1

Shkup, 09.09.2016. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, pas propozimit të parashtruar nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, parashtroi kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse në të cilën gjykata do të shqiptoj sanksion – vërejtje kundër Shërbimit të Parë programor televiziv të Radiotelevizionit të Maqedonisë.

Kundërvajtja është bërë në aspekt të programit të RTM1, në periudhën nga data 2 deri 5 shtator 2016, në kundërshtim me nenin 75-d paragrafi 4 nga Kodi ligjor, janë emetuar reklama të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Propozimi për veprim nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik dhe raportin nga mbikëqyrja e realizuar (monitorimi) ndaj shërbimit të parë programor – RTM1 mund të merren në këto linke:

– Propozim për veprim nga ana e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik

– Raporti i mbikëqyrjes së realizuar (monitorimit) ndaj shërbimit të Parë programor RTM1  



Accessibility

Accessibility