Takim pune i Agjencisë dhe Komisionit shtetëror zgjedhor

image_pdfimage_print

Shkup, 14.09.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot ishte nikoqir i takimit të punës me anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor. Në fokusin e takimit ishin informimi i ndërsjellë për aktivitetet e deritanishme, si dhe përpjekjet për ngritjen e nivelit të respektimit të rregullativës ligjore.

Në takim edhe njëherë u konfirmuan përpjekjet për një bashkëpunim të mëtejshëm në pajtim me Memorandumin për bashkëpunim, që u nënshkrua në shkurt të këtij viti.

Nga fillimi i monitorimi të informimit mediatik në vigjilje të zgjedhjeve në dhjetor të vitit 2016, Agjencia përsëri filloj që të dorëzojë raporte deri te Komisioni shtetëror zgjedhor, për të gjitha aktivitetet e ndërmarra. Me fillimin e fushatës do të dërgohen edhe raporte ditore. Të gjitha materialet e marra nga Agjencia, KSHZ do t’i publikojë në ueb faqen e saj.

Për një qarkullim më të mirë të informatave, Agjencia vendosi në ueb faqen e saj, një baner për Zgjedhjet në dhjetor 2016, ku do të publikohen të gjitha raportet që dorëzohen deri te Komisioni shtetëror zgjedhor, si dhe dokumentet, materialet, të dhënat dhe informatat në lidhje me procesin zgjedhor, përfshirë edhe raportet e monitorimit dhe nga konstatimi i shkeljeve, si dhe propozimet për veprim nga ana e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik. Ndërsa informatat e tjera, deri te Komisioni shtetëror dhe sekretari i përgjithshëm do të dërgohen sikur deri më tani në formë elektronike.

Bashkëpunimi i deritanishëm u vlerësua si pozitiv. Të dy palët u pajtuan se në periudhën që pason do të vazhdojnë përpjekjet maksimale për plotësimin profesional të obligimeve të ndërsjella, si dhe respektimin e rregullativës zgjedhore me qëllim të realizimit të zgjedhjeve, të lira, fer dhe demokratike në Republikën e Maqedonisë.



Accessibility

Accessibility