Deklaratë për publik lidhur me monitorimin zgjedhor gjatë dhjetë ditëve të para

image_pdfimage_print

Shkup, 20.09.2016. – Monitorimi i mediumeve në periudhën nga data 2 deri më 11 shtator 2016, tregoi se përzgjedhja e temave kryesisht ishte e diktuar nga ngjarjet shoqërore që ishin me interes për qytetarët, konkludoi Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik.

Edicionet informative të mediumeve ishin kryesisht neutrale, kurse mediumet mundoheshin që të sigurojnë qëndrime nga më shumë burime me qëllim të prezantimit të pasqyrimeve të ndryshme në publik. Në këtë periudhë mediumet u munduan ti ndajnë zhanret gazetareske, raportet e komenteve/vështrimeve, me qëllim që opinioni të mundet të dallojë qartë se cka është informatë për ndonjë ngjarje, e çka është koment/qëndrim për një ngjarje apo temë të caktuar. Potencojmë se mediumet në të ardhmen duhet t’i respektojnë dhe zbatojnë standardet për zhanret gazetareske dhe qartë ti shënojnë komentet.

Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik ju bënë thirrje mediumeve që të shmangin dukurinë e lidhjes së shtetit me partinë.

Njëkohësisht, Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik i inkurajon mediumet që ta ruajnë balancimin e përafërt kuantitativ dhe kualitativ gjatë informimit dhe potencon se respektimi i nenit 61 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është parakusht për realizimin profesional të punës së tyre.

 

Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik



Accessibility

Accessibility