Shkup, 10.10.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, pas propozimeve të parashtruara nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, parashtroi dy kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje dhe shqiptim të sanksionit – vërejtje për kundërvajtje kundër TV Alfa SHPKNJP Shkup dhe TV Nova SHPKNJP Shkup, si dhe një kërkesë për inicimin e sanksionit- vërejtje kundër TV Sitel SHPKNJP Shkup.
Procedura e kundërvajtjes për këto tre radiodifuzerë indohet për shkak të shkeljes së nenit 75-b të Kodit Zgjedhor, në periudhën nga data 22 shtator e deri më 01 tetor 2016.
Propozimet për reagim nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik si dhe raportet nga mbikëqyrja (monitorimi) i realizuar ndaj TV Sitel, TV Alfa dhe TV Nova mund të merren në këto linke:
– Propozimi për shqiptimin e masës ndaj TV Sitel SHPKNJP Shkup
– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar ndaj TV Sitel SHPKNJP Shkup
– Propozimi për shqiptimin e masës ndaj TV Nova SHPKNJP Shkup
– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar ndaj TV Nova SHPKNJP Shkup
– Propozimi për shqiptimin e masës ndaj TV Alfa SHPKNJP Shkup
– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar ndaj TV Alfa SHPKNJP Shkup