Monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor në TV Nova, Nasha TV, TV Due Gostivar dhe Siti radio

image_pdfimage_print

Shkup, 29.11.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele gjatë realizimit të monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor të Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Televizioni Nova SHPKNJP Shkup, Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Nasha TV SHPKNJP Shkup, Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit TV DUE Nazmi SHPKNJP Gositvar dhe Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Siti Radio SHPKNJP Shkup, konstatoi mosrespektimin e disa neneve të Kodit zgjedhor.

Me mbikëqyrjen e Televizionit Nova SHPKNJP Shkup dhe Nasha TV SHPKNJP Shkup është konstatuar se këto radiodifuzer, në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 4 kanë emetuar reklamim të paguar politik në programe të veçanta informative.

Mbikëqyrja ndaj TV DUE Nazmi SHPKNJP Gostivar ka treguar se në kundërshtim me nenin 76 paragrafët 1 dhe 2 të Kodit zgjedhor, ky televizion ka emetuar program të paguar politik pa e shënuar në mënyrë adekuate dhe pa e shënuar porositësin e të njëjtës. Me monitorimin ndaj Siti radio SHPKNJP Shkup, Agjencia ka konstatuar se në kundërshtim me nenin 75-v të Kodit zgjedhor, është angazhuar udhëheqësi i një programi në këtë radio, për aktivitete parazgjedhore të një pjesëmarrësi në fushatë zgjedhore.

Raportet e mbikëqyrjeve të realizuara mund të merren në linket e mëposhtme:

Televizija Nova SHPKNJP Shkup

Nasha TV SHPKNJP Shkup

TV DUE Nazmi SHPKNJP Gostivar

Siti Radio SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility