Monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor ndaj TV Edo dhe TV Shenja

image_pdfimage_print

Shkup, 08.12.2016. – Gjatë monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor ndaj TV Edo SHPKNJP f.Lubin, Saraj dhe TV Shenja Shkup, Agjencia konstatoi mosrespektimin e disa neneve të Kodit zgjedhor.

Mbikëqyrja ndaj TV Edo SHPKNJP f.Lubin, Saraj tregoi shkelje të nenit 75-gj paragrafi 1, respektivisht në një orë reale është emetuar më tepër se 8 minuta reklamim i paguar politik për partitë e pushtetit. Me mbikëqyrjen e TV Shenja SHPKNJP Shkup është konstatuar shkelje e nenit 77 paragrafi 2, që ka të bëjë me rregullat gjatë publikimit të rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik.

Raportet nga mbikëqyrja (monitorimi) e realizuar, mund të merren në linket e mëposhtme:

TV Edo SHPKNJP f.Lubin, Saraj

TV Shenja SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility