Njoftim lidhur me hapjen publike të fletëparaqitjeve për pjesëmarrje në konkursin publik

Shkup, 19.12.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në mbledhjen e 31-të të mbajtur më datë 07.09.2016, miratoi Vendimin për shpallje të konkursit publik për ndarje të lejes për emetim të radios të shërbimit programor në nivel lokal, në rajonin e komunës së Kumanovës, UP 1 nr.08-453 nga data 07.09.2016 (të publikuar më datë 12.09.2016 në “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 172/2016).
Afati i fundit për parashtrimin e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje në konkursin publik ishte deri më datë 11.12.2016. Fletëparaqitjet që do të parashtrohen në këtë konkurs, duhet të hapen publikisht, një javë pas skadimit të afatit për parashtrimin e tyre.
Hapja publike e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje në konkursin publik në pajtim me nenin 13 nga vendimi i miratuar, do të mbahet sot më datë 19.12.2016, e hënë me fillim në ora 14:00, në selinë e Agjencisë, Pallati “Panko Brashnarov”, rr. “Maqedonia” nr.38, Shkup.



Accessibility

Accessibility