Shkup, 30.12.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele pas mbikëqyrjeve të realizuara dhe shkeljeve që janë konstatuar, shqiptoi vendime për masën e vërejtjes ndaj Radiotelevizionit të Maqedonisë, Shkup, Radio e Maqedonisë (RAM1) dhe Radio e Maqedonisë (RAM2), TVMoris SHPKNJP Ohër dhe TV Nova SHPK Gjevgjeli.
Masa e vërejtjes për shërbimet programore të Radiotelevizionit të Maqedonisë, Shkup, Radio e Maqedonisë (RAM1) dhe Radio e Maqedonisë (RAM2), shqiptohet për shkak të mosrespektimit të nenit 14 nga Ligji për mediume, respektivisht mospublikimit të të dhënave që janë të obliguar për ti vendosur në vendin adekuat gjatë çdo përmbajtje të shërbimit programor, përderisa për TVMoris SHPKNJP Ohër dhe TV Nova SHPK Gjevgjeli, për mosrespektimin e nenit 51 paragrafi 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, sipas të cilit ata nuk i kanë siguruar informatat e nevojshme për shfrytëzuesit.
Masat e shqiptuara mund të merren në linket e mëposhtme:
Radiotelevizionit të Maqedonisë, Shkup, Radio e Maqedonisë (RAM1) – neni 14 nga Ligji për mediume
Radiotelevizionit të Maqedonisë, Shkup, Radio e Maqedonisë (RAM2) – neni 14 nga Ligji për mediume
TVMoris SHPKNJP Ohër – neni 51 paragrafi 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele
TV Nova SHPK Gjevgjeli – neni 51 paragrafi 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele