Shkup, 16.02.2017. – Në konferencën e 12-të ndërkombëtare, e-Shoqëri.mk, që u mbajt më 31 janar 2017, në Shkup, fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” e prezantoi studimin e përpiluar për politikë publike“Digjitalizimi i radiodifuzionit në Maqedoni: arritjet, sfidat, perspektivat”.
Në të, është theksuar se studimi është përpiluar për të informuar lidhur me gjendjen me procesin e digjitalizimit të radiodifuzionit në Republikën e Maqedonisë si dhe të ofrojë rekomandime të argumentuara, si bazë për miratimin e vendimeve dhe për ndërmarrjen e aksioneve konkrete për tejkalimin e problemeve eventuale që dalin nga ky proces.
Fatkeqësisht, studimi është bërë me një qasje selektive të mënyrës së elaborimit të procesit, për çka nuk paraqet asgjë më tepër se nocione personale të transferimit drejt televizionit digjital dhe shtrembërim dhe fshehje të fakteve relevante në lidhje me digjitalizimin e televizionit në Maqedoni si dhe me rolin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në këtë proces.
Agjencia ashpër reagon ndaj dukurisë së paraqitjes së studimeve të këtilla që me pa bazë e dëmtojnë reputacionin e saj, si dhe potencon për domosdoshmërinë që gjithmonë të qasemi në mënyrë profesionale çështjes që hulumtohet, me ç’rast në veçanti do të mbahet llogari për vërtetësinë dhe saktësinë e informatave të prezantuara.
Reagimi që e bërë Agjencia deri te fondacioni “Metamorfozis” si dhe deri te organizatat që e kanë financuar këtë studim në fjalë së bashku me konferencën, mund të merret në këtë link