Shkup, 04.04.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot ishte nikoqir i gazetarëve nga disa medie evropiane, në mesin e të cilave: radiot (Deutsche Welle – Gjermani; Rai3, Radio Popolare – Itali;dhe National Spanish radio – Spanjë), mediet e shtypit (Wiener Zеitung – Austri; La Libre – Belgjikë; Trud – Bulgari; Hospodarske Noviny – Çeki; Luxemburger Wort – Luksemburg; Evenimentul Zilei – Rumani; Altinget – Suedi; Groene Amsterdammer – Holandë; The Gardian – Britani e Madhe), televizionet ORF – Austri si dhe nga agjencia e lajmeve Athens news agency –Greqi. Qëllimi i vizitës së gazetarëve ishte që të njihen nga afër me punën e trupit rregullues, veçanërisht me mënyrën e realizimit të monitorimit.
Në takim u prezantuan kompetencat e Agjencisë, si dhe aktivitetet që ky rregullator i ndërmerr në aspekt të arsimimit mediatik, sigurimit të qasjes deri te mediet për personat me pengesa në shqisa, trajtimi i çështjeve gjinore, e drejta e përgjigjes dhe korrigjimit, si dhe standardet profesionale të mediumeve.
Gazetarët kishin mundësi që të njihen edhe me karakteristikat e sistemit të ri për monitorimin e përmbajtjeve mediatike – FROPS, që është blerë me përkrahje financiare të BE-së përmes projektit IPA 2011. Për dallim prej parë, tani me ndihmën e këtij sistemi, në selinë e Agjencisë pranohen sinjalet e të gjithë radiodifuzerëve vendas si dhe operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik.