U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim me Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”

Shkup, 07.07.2017 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”, më datë 07.07.2017 nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qwllim tw thellimit tw bashkëpunimit e qw sot w shwrbejw për shkëmbimin e përvojave,
njëkohësisht duke e konfirmuar përpjekjen e përbashkët dhe interesin për avancimin e veprimtarisë së lartë arsimore, shkencore-hulumtuese si dhe atë aplikative

Me memorandumin u rregullua bashkëpunimi në mes të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” nga Shkupi në lidhje me shkëmbimin e përvojave, diturive, edukimit dhe përsosjes së kuadrove nga sferat ku kanë kuadro dhe interesa tjera potencial këto dy institucione, me ç’rast u rregullua çështja e bashkëpunimit në sferën e edukimit dhe trajnimeve, kontributit për publikimin e punimeve profesionale dhe shkencore, dhënies së ndihmës nga ekspertët për përpilimin e projekteve, analizave dhe propozimeve të caktuara, por edhe forma tjera të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në drejtim të hulumtimit dhe zhvillimit të interesit të përbashkët.

Të dy institucionet do të bashkëpunojnë për përpilimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe do të japin përkrahje të ndërsjellë në organizimin e seminareve, tubimeve shkencore, tryezave të rrumbullakëta dhe ngjarjeve tjera me interes të përbashkët. Ky bashkëpunim për të punësuarit e Agjencisë do të jetë edhe një mundësi për trajnimin dhe përsosjen e tyre profesionale, por gjithashtu në drejtim të realizimit të procesit edukativ-arsimor të fakultetit, të punësuarit e Agjencisë me ftesë të fakultetit do të kenë mundësinë për të mbajtur ligjërata para studentëve të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” Për studentët e fakultetit hapet një mundësi shtesë për realizimin e mësimit praktik në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

 



Accessibility

Accessibility