RAPORTI I DYTË DHJETËDITOR I INFORMIMIT PËR ZGJEDHJET LOKALE 2017

Shkup, 01.09.2017. – Raporti i dytë dhjetëditor i monitorimit të Agjencisë lidhur me informimin mediatik, për periudhën nga 17 deri më 26 gusht 2017, tregon se ka një tendencë të përgjithshme
mediatike që politikat redaktuese të jenë të hapura për qëndrime të ndryshme në aspekt të ngjarjeve aktuale shoqërore-politike, si dhe gjendjet dhe temat.

Gjatë monitorimit është vërejtur se në emisionet qendrore ditore-informative, në disa raste, kurse dikund edhe cdo ditë, janë emetuar materiale që kulifikohen si “pseudongjarje ose pseudolajme” Këto pseudongjarje i krijojnë partitë politike, përmes kritikës/kritikimit të kundërshtarit politik ose në formë të premtimeve politike. Një pjesë e radiodifuzerëve ruajnë distancën, një pjesë bëjnë përpjekje për të siguruar balancimin e qëndrimeve të ndryshme, ndërsa vetëm në dy televizione vëllimi i këtyre materialeve për një opsion politik tregon mosrespektimin e parimit profesional për trajtim të barabartë të pasqyrimeve të ndryshme.

Në aspekt të temës “zgjedhjet lokale 2017”, materialet e gazetarëve kryesisht ishin të orientuara ndaj punëve organizative në kompetencë të Komsionit shtetëror të zgjedhjeve

Raportin e dytë dhjetëditor të monitorimit të informimit mediatik mund ta merrni në  këtë link



Accessibility

Accessibility