Procedurat e inicuara për kundërvajtje kundër TV Nova, TV Alsat-M dhe TV 24 Vesti

Shkup, 04.10.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në bazë të raporteve nga monitorimi i realizuar ndaj prezantimit zgjedhor mediatik, e në pajtim me Kodin zgjedhor, inicioi procedura për kundërvajtje kundër TV Nova, TV Alsat-M dhe TV 24 Vesti.

Procedurat e kundërvajtjes kundër TV Nova dhe TV Alsat-M inicohen për shkak të tejkalimit të limitit për reklamim të paguar politik. Monitorimi ndaj TV Alsat-M, tregoi se më 26 dhe 28 shtator 2017, në një orë reale të programit të emetuar, është ndarë më shumë kohë nga ajo që lejohet me ligj për partitë politike në Kuvendin e RM-së që nuk kanë grup parlamentar. Nga ana tjetër, me mbikëqyrjen ndaj TV Nova, që ka të bëjë me periudhën nga 28 shtatori deri më 1 tetor 2017, u konstatua se në një orë reale të programit të emetuar, është transmetuar më shumë kohë nga ajo që është e lejuar për partitë politike të opozitës.

Procedura e kundërvajtjes për TV 24 Vesti është e inicuar për shkak të mosrespektimit të rregullave për publikimin e rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik, në materialin e titulluar – “Dita e shtatë e fushatës për Zgjedhjet lokale”, e transmetuar më 1 tetor 2017.

Raportet nga monitorimi i radiodifuzerëve mund të merren në këto linke:

TV Alsat-M – neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor – 03.10.2017

TV Nova – neni 75-gj paragafi 1 nga Kodi zgjedhor – 03.10.2017

TV 24 Vesti – neni 77 paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor – 04.10.2017



Accessibility

Accessibility