NGA SONTE NË MESNATË FILLON HESHTJA ZGJEDHORE

image_pdfimage_print

Shkup, 13.10.2017. – Sonte në mesnatë mbaron fushata zgjedhore e rrethit të parë të Zgjedhjeve lokale 2017, me çka fillon heshtja e cila zgjat deri në ora 19 e ditës së diel, datë 15 tetor.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimit, por pushojnë të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor. Sipas Kodit zgjedhor, shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi i çfarëdo informatave, fotografive, materialit audio dhe audiovizuel me të cilin apo në të cilin ka pjesmarrës të zgjedhjeve; çfarëdo forma të informimit mediatik që janë haptazi ose fshehtazi në funksion të fushatës zgjedhore të ndonjë kandidati dhe mund të ndikojnë në vendimin e zgjedhësve; të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/ose individtëve të përfshirë në incidente ose parregullësi tjera gjatë ditës së votimit, si dhe deklarata të kandidatëve gjatë procesit zgjedhor, nga pjesmarrësit ne fushatë zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike apo bartësve të funksioneve në organet e pushtetit.

Agjencia i përkujton radiodifuzerët se duhet ta përshtatin programin e tyre menjëherë pas fillimit të heshtjes zgjedhore në mënyrë që të shmangin çfarëdo shkelje të heshjtes zgjedhore sepse, sipas Kodit penal, masa e vetme është inicimi i procedurave për kundërvajtje para gjykatës kompetente.



Accessibility

Accessibility