Diskriminim, mosdurim dhe gjuhë e urrejtjes në “Milenko Nedelkovski shou”

Shkup, 13.03.2018. – Me mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të realizuar me detyrë zyrtare ndaj emisionit “Milenko Nedelkovski shou” të emetuar në TV Alfa, më 27 janar 2018, Agjencia konstatoi se në këtë edicion janë shprehur disa deklarata dhe qëndrime me të cilat nxitet dhe përhapet diskriminimi, mosdurimi dhe urrjetja në bazë të përkatësisë etnike.

Agjencia me shkrim iu drejtua TV Alfa se e ka shkelur nenin 48 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Përveç kësaj, duke marrë parasysh se në Ligj nuk është paraparë masë për këtë shkelje, Agjencia do të dorëzojë incizimet dhe Raportin e shkruar nga mbikëqyrja programore deri te Prokuroria publike themelore Shkup si dhe deri te Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, për procedura të mëtejshme.

Raporti nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility