Shkup 02.07.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në pajtim me përpjekjet për punë të hapur dhe transparente si dhe iniciativën e Qeverisë së RM-së për llogaridhënie për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike e njofton opinionin për shpenzimet e drejtorit të Agjencisë, d-r Zoran Trajçevski, për periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2018.
Drejtori Trajçevski, gjatë kryerjes së funksionit në gjysmën e parë të vitit ka shpenzuar gjithsejtë 223.527,00 denarë edhe atë sipas këtyre pikave:
- gjatë udhëtimeve jashtë vendit – 151.025,00 denarë prej të cilave:
– për bileta të aeroplanit – 90.016,00 denarë,
– akomodim hotelierik – 61.009,00 denarë
- shpenzime për reprezentacion në Republikën e Maqedonisë – 55.630, 00 denarë prej të cilave:
– shërbime hotelerike me përfaqësuesit e trupave rajonale rregullatore të mediumeve – 24.790,00 denarë
– shpenzime tjera hotelerike – 30.840,00 denarë
- për telefonin celular zyrtar – 16.872,00 denarë
Ky është raporti i dytë i Agjencisë për shpenzimet e drejtorit. Njëkohësisht, përkujtojmë se Agjencia jep llogari për punën e saj edhe para Kuvendit të Repulikës së Maqedonisë, në formë të raporteve vjetore. Të njëjtat publikohen edhe në ueb faqen e Agjencisë.