1

Prezantohet Drafti i Rekomandimit për informimin mediatik të radiodifuzerëve gjatë referendumit

Shkup, 31.07.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, sot realizoi një konferencë për shtyp në të cilën prezantoi –Draftin e rekomandimeve për informim mediatik të radiodifuzerëve gjatë referendumit të radhës, në bazë të së cilës do të monitorohet Shërbimi publik i radiodifuzionit dhe të radiodifuzerëve komercial.

“Duke marrë parasysh që në Ligjin për referendum dhe format tjera të prononcimit të drejtpërdrejt të qytetarëve nuk ka rregulla të sakta për mënyrën e informimit të mediumeve, emetimit të propagandës publike dhe respektimit të heshtjes, Agjencia përpiloi udhëzime të cilat i adresojnë këto çështje”, potencoi drejtori i Agjecisë, d-r Zoran Trajçevski.

Informimi për referendumin duhet të jetë në pajtim me dispozitat dhe parimet e përcaktuara me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe me Ligjin për referendum dhe format e tjera të prononcimit të drejtpërdrejt të qytetarëve Prej mediumeve pritet që të sillen sipas rolit që e kanë në zhvillimin dhe realizimin e papenguar të proceseve demokratike, respektivisht ti përmbahen parimeve për informim të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm, përmes krijimit të kushteve për qasje të drejtë deri te mediumet nga palët e interesuara.

Drafti i rekomandimeve mund të merren në këtë link dhe janë të hapura për konsultime publike deri më 17 gusht. Agjencia pret vërejtje konstruktive dhe propozime relevante nga të gjitha palët e intereduara, e veçanërisht nga mediumet.